Ndërkohë një reagim për zjarrin e rënë në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës ka patur edhe kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci i cili shkruan:
Zjarri i rënë në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, është izoluar.
Shpejtësia në informim e ndërhyrje bëri që flakët e zjarrit të izolohen, duke shpëtuar pacientët dhe personelin në detyrë. Mirënjohje forcave të zjarrfikëses.