Zjarri i fillim gushtit që përfshiu zonen turistike të Shëngjinit e që la pas dëme të konsiderueshme ka sjellë në vemendje sigurimin e prones.Situata që u krijua alarmoi qytetare dhe biznese në këtë zonë, të cilët tashmë shprehen të interesuar për sigurimin vullnetar të prones, por që problem për ta mbeten mundësitë financiare dhe mungesa e dokumentacionit përkates.
Interesi për sigurimin vullnetar në Lezhë është mjaft i ulet, kjo edhe pas zjarrit në Shëngjin ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme.Diçka e tillë bëhet e ditur nga Llesh Ndoj përfaqësues i një prej kompanive të sigurimit, i cili ka një apel për qytetaret dhe bizneset.
Ndonëse është një zonë e rriskuar nga fatkeqesitë natyrore, qytetaret e Lezhës mbetet indiferent ndaj sigurimit të prones së tyre dhe si zgjidhje shihet që kjo të bëhet e detyrueshme.