Shkodër/Informacion shtesë

Me qëllim evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, janë angazhuar maksimalisht dhe ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.

Njëkohësisht në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës po shkojnë dhe zjarrfikësit e Vaut të Dejës dhe Ulqinit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Po vijon intensivisht puna për shuarjen e zjarrit.

Artikulli paraprakZJARR NË TREGUN E RROBAVE TË PËRDORURA NË SHKODËR, POLICIA JEP DETAJET
Artikulli tjetërPAS VENDIMIT PËR REKURS, BASHA PREZANTON NDRYSHIMET NË LOGON E PD