Zjarri i madh që përfshiu tregun e rrobave të përdorura pasditën e së premtës rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër është shuar totalisht gjatë natës. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 80 njësi tregtare, ndërkohë nga flakët u përfshinë edhe 5 banesa të tjera, ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz. ndërkohë që flakët e zjarrit kanë shkaktuar dëmë të shumta materiale. E gjitha cfarë ka mbetur në treg janë llamarina dhe mallra të shkrumbuara. Për tregtarët kjo është një situatë mjaft e vështirë, me lot në sy ata shprehen se zjarri ka shkrumbuar deri në 10 milionë lekë mall, ndërsa bëjnë apel që shteti ti ndihmojë pasi me këtë punë kanë mbajtur familjen .
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit që mori përmasa të frikshme, ndërsa janë angazhuar të gjitha strukturat. Në terren kanë qënë 21 mjete zjarrëfikëse të repartit të Shkodrës nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari për të ndihmuar në frenimim e flakëve. Në vendngjarje ndërhynë edhe 110 efektivë të policisë Shkodër,20 efektivë të reparit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga spitali I Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër si dhe 30 efektivë të repartit ushtarak Vau Dejës.
Ndërkohë është dashur edhe ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët e zjarrit. Helikopteri Cougar, ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Pas më shumë se 12 orësh nga zjarri, punonjës të bashkisë Shkodër dhe forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për pastrimin e tregut ku ka rënë zjarri. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit tregun e rrobave të përdorura në lagjen “Qafë Hardhi” gjatë pasditës së djeshme.