Një zjarr përfshiu dhomën e bodrumin të spitalit rajonal të Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të 29 majit teksa në vendin ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ajo dhomë nëntokësore e spitalit është përfshirë nga zjarri. Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrëfikësit duke shuar zjarrin që shkaktoi vetëm disa dëme materiale. Nëndrejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Lush Marku tha se sipas tij nuk është një zjarr por ka dalë vetëm tym dhe se nga kjo ngjarje nuk është prekur asnjë shërbim për pacientët dhe se dëmet janë minimale.

Nëndrejtori Marku thotë se nuk ka qenë e nevojshme që të bëhen evakuime për pacientët sepse zjarri siç e cilëson policia vendore e Shkodrës është vënë menjëherë nën kontroll duke mos sjellë shqetësime për pacientët.

Pas shuarjes së zjarrit në spitalin e Shkodrës grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë bashkë me ekspertët e zjarrëfikësve dhe policinë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe nëse kjo ngjarje është apo jo e qëllimshme. Kjo është hera e dytë që brenda pak kohësh spitali rajonal i Shkodrës përfshihet nga një zjarr.

Artikulli paraprakSHIFRAT E FRIKSHME/ AKSIDENTET RRUGORE U RRITËN ME 78% NË PRILL, SHKAK KRYESOR SJELLJA E SHOFERËVE
Artikulli tjetërEKSKLUZIVE / ERION HOXHALLARI TE VLLAZNIA, JA E VËRTETA