Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përfshirjen nga flakët të Spitalit të Durrësit. Grupi i hetimit ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët.
Mësohet se në krye të këtyre hetimeve është prokurorja Pranvera Gruda. Prokuroria ka kërkuar edhe raportin e kolaudimit të bombulave të shuarjes së zjarrit, planin e emergjencës dhe informacion nëse ka apo jo sistem sensorësh për zjarrin.
Ky hetim vjen pas një rasti të përsëritur të kësaj ngjarjeje. Kjo është hera e tretë që spitali i Durrësit përfshihet nga flakët.