Një cisternë 1 mijë litërshe ishte vendosur poshtë lokalit në Velipojë ku paraditen e se premtes ndodhi shpërthimi duke shkaktuar 3 të plagosur mes tyre babë e bir, (pronari i lokalit dhe djali i tij)
Fillimisht u dyshua se kishim të bënim me shpërthimin e një bombole gazi, por nga verifikimet e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial bombolat nuk kanë plasur por ka pasur rrjedhje gazi nga depozita.
“ Inspektoret jane futur ne ambjentet e lokali, dhe ne bodrum ka pasur nje cisterne 1 mije litershe me gaz per perdorim ne kuzhine. Ka rrjedhur gazi i kesaj depozite qe ka bere te mundur shperthimin.Ambienti eshte ne pronesi te Seit Fishtes.Do mbajme te gjithe procedurat administrative.Sipas ligjit nuk ka plasur bombol,”-kane deklaruar burime nga ISHTI.