Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal pas zjarrit që përfshiu një restorant në kompleksin “Fishta” në Velipojë.

Shkak për zjarrin e përmasave të mëdha u bë rrjedhja e gazit nga depozita e vendosur nëntokë. Flakët u përhapën menjëherë në të gjithë restorantin duke lënduar rëndë katër persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Sipas organit të akuzës, deri tani ka dy pista ku po përqendrohen hetimet për “shkatërrim prone nga pamundësia” dhe “shkelja e rregullave të sigurisë teknike”.

Burime nga prokuroria bënë të ditur se “jemi në pritje të ekspertizës nga shërbimi zjarrfikës”. Sipas prokurorisë, në hetime do përfshihet dhe veprimtaria e inspektorëve të ISHTI. Do verifikojmë nëse është kontrolluar apo jo bombola nga inspektorët e ISHTI. Depozita s’duhet të ishte vendosur aty. Shpërthimi i djeshëm në ambientet e brendshme të restorantit shkaktoi lëndimin e katër personave, mes të cilëve edhe pronarin Besnik Zejnuni e djalin e tij Hektor Zejnuni.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë në QSUT në repartin e djegie plastikës. Prokuroria thekson gjithashtu se as në Polici dhe as në Prokurori nuk ka kallëzim nga ISHTI që subjekti “Fishta” ka shkelur rregullat teknike me cisternën e gazit 1 mijë litroshe

Artikulli paraprakEMERGJENCAT CIVILE, 8 VATRA ZJARRI NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërAKUZOI BASHKËSHORTIN E TEZES PËR PËRDHUNIM, FAMILJARËT: VAJZA GËNJEN