Pesë persona, duke përfshirë një fëmijë, kanë vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Tohani, në qarkun e Prahovës. Inspektorati i Përgjithshëm për Situatat e Emergjencave ka bërë me dije se sipas dëshmive të të mbijetuarve, para zjarrit, në bujtinën tashmë të shkrumbuar, ishin 26 persona.

Autoritetet rumune kanë shtuar se janë evakuuar nga vendngjarja 18 prej tyre, por nuk dihet ende fati i 5 personave, të cilat janë shpallur të zhdukur. Flakët masive u shuan tërësisht rreth orës 12:45 të ditës së sotme, por nuk u gjet asnjë shenjë nga 5 personat e zhdukur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ende nuk dihet se çfarë shkaktoi zjarrin , i cili para se të shuhej u përhap në një sipërfaqe prej 1 mijë metra katrorë.

Artikulli paraprakDYSHOHET SE ËSHTË PËRFSHIRË NË VRASJEN E PEQINIT, ARRESTOHET DREJTORI I BURGUT TË DRENOVËS
Artikulli tjetërSHËRBIMET E INTERNETIT DHE KOMUNIKIMIT NDËRPRITEN NË GAZA