Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një pyll në fshatin Vreshtas dhe Gjorgos në Korçë.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, ndërkohë po punohet nga zjarrfikësit për të lokalizuar vatrën e zjarrit dhe mos lejuar përhapjen e saj drejt një banese që rrezikohet aty pranë.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mësohet se në të njëjtin vend katër ditë më parë është regjistruar një tjetër vatër zjarri por që është fikur nga zjarrfikësit.
Si pasojë ka patur dëme edhe në ullishte.

Dy vatra zjarri kanë përfshirë zonën e pyllit në fshatin Vreshtas dhe në fshatin Gjorgos të njëjsisë administrative Cakran, ku rrezikohet të digjet edhe një banesë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të tyre. Zjarri është ndihmuar edhe nga temperaturat e larta.

Ndërkohë që digjen disa hektarë pyje, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme për të hapur kullota të reja. Kujtojmë se në këtë zonë ka patur zjarr edhe katër ditë më parë por që u shua nga zjarrfikësit.

Si pasojë e këtij zjarri janë djegur edhe disa rrënjë ullishtet ndërsa situata më e rëndë është në fshatin Vreshtas pasi në Gjorgos zjarri është shuar.

Artikulli paraprakLIHET NË MAKINË NGA E ËMA NË MES TË DIELLIT, VDES 13 VJEÇARJA ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Artikulli tjetërPUKË, HUMBI 4 DITË NË MAL, HELIKOPTERI VIVA I SHPËTON JETËN