Zjarri në Martanesh rrezikon banesa dhe minierat, disa familje të evakuuara

Në Martanesh zjarri i rënë këtë të hënë ka rrezikuar banesa dhe miniera. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të shërbimit zjarrëfikës por edhe minatorë të cilët kanë mbrojtur makineritë nga zjarri. Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrëfikësve ndërsa dëri në këto momente flakët e zjarrit kanë përfshirë me dhjetra hektarë pyje e shkurre. Martaneshi vijon të rrezikohet nga zjarret. Prej tre ditësh flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e shkurre madje duke rrezikuar edhe banesa. Këtë të hënë një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Theken. Rezulton se zjarri ka vendosur në rrezik banesa por edhe disa biznese që ndodhen në këtë zonë. Flakët u janë afruar edhe minerave, ndërsa për të mbrojtur makineritë nga zjarri në aksionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe minatorët. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka qënë e pranishme edhe një automjet i shërbimit zjarrëfikës, por që nuk ka mundur të vendos situatën nën kontroll për shkak të terrenit të thyer malor. Më herët një zjarr i përmasave të mëdha ka detyruar forcat e shpëtimit që të evakuojnë 6 familje, banesat e të cilëve rrezikoheshin nga flakët.

Artikulli paraprakGAZETARI SHPËTON LIVE SHOFERIN E KAMIONIT TË BLLOKUAR NGA PËRMBYTJET
Artikulli tjetërREFORMA SHPËTON GJYKATËN E LARTË. ZAGANJORI: JEMI PA GJYQTARË