Një banesë një katëshe u shkrumbua nga zjarri në fshatin Kodhel të Lezhës, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.Flaket u shfaqen rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit të së dieles në pjesen e tavanit dhe brenda një kohe të shpejtë u përhapen në të gjithë banesen, e cila kishte vetëm pak muaj që ishte ndërtuar.

Në momentin e ngjarjes brenda baneses ishte e zonja shtëpisë sëbashku me 3 famijet, ku njëri prej tyre u rrezikua nga flaket, ndërsa të njoftuar nga familjaret forcat zjarrfikëse u nisen mënjeherë në adresen e dhënë. Por distanca e larget e fshatit me qytetin solli vonesa, dukë bërë që zjarri të shkrumboj brenda shtëpisë.

I zoti i shtëpisë Land Marku thotë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike dhe apelon për ndihmë, pasi familja e tij prej 5 anëtaresh ka ngelur në qiell të hapur. Pas shurjes së flakeve shërbimi zjarrfikes sëbashku me ekspertet e policisë nisen hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të shumta në banesen e familjes Marku në Kodhel të Lezhës.

Artikulli paraprakZJARRI NË SPITAL, MINISTRJA KOÇIU INSPEKTIM
Artikulli tjetërVLLAZNIA FUTSALL BARAZIM NDAJ FLAMURTARIT