Një zjarr përfshiu katër ndërtesa në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 0:55 pas mesnatës ndërsa nuk ka të lënduar një njerëz. Banorët e katër shtëpive një pjesë kanë dalë me shpejtësi duke i shpëtuar flakëve ndërsa të tjerë nuk gjendeshin aty. Luçie Kola, pronarja e një prej banesave të shkrumbuara plotësisht tregon se dëmi i shkaktuar është i madh ndërsa akuzon një komshi të saj për përhapjen e zjarrit në mënyrë të papërgjegjshme.
Banorja në këtë situatë të vështirë bën apel për ndihmë pasi e gjithë shtëpia është djegur.
Pas njoftimit për rënien e zjarrit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrëfikëse duke vënë nën kontroll flakët por katër shtëpitë u dogjën duke pësuar dëme të mëdha materiale. Zjarrëfikëset bashkë me policinë po hetojnë për të zbardhur shkaqet e plota të këtij zjarri.