Një lokal dy katësh me konstrukt prej druri në zonen e Kunës në Shëngjin, u shkrumbua nga zjarri, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.Flaket u shfaqen rreth orës 8 e 30 minuta të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe u përhapen me shpejtësi në të gjithë objektin.
Në momentin e zjarrit lokali ka qenë i mbyllur dhe ka qenë pronari i cili ka konstatuar flaket dhe sinjalizuar menjëherë zjarrfikësit.Këta të fundit mbërriten menjëherë në adresen e dhënë dhe ndërhynë në shuarjen e flakeve, duke shmangur rrezikun dhe për hotelin që ndodhej ngjitur me lokalin.
Operacioni për shuarjen e zjarrit zgjati rreth 60 minuta, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndije elektrike, por do të jenë veprimet e thelluara hetimore që do të zbardhin plotësisht ngjarjen.