Nje ndërtese është shkrumbuar nga flaket e zjarrit rreth orës 00:30 ne qendër te qytetit te Shkodrës pranë poliklinikës.
Ngjarja ka ndodhur ne rrugën Vilson, ku nje ndertese dy kateshe është përfshire nga flaket e zjarrit. Kane qene kalimtaret e rastit qe kane lajmëruar zjarrfikëset. Nga te dhënat e para mësohet se nuk ka te lënduar duke qene se kati i dyte i ndërtesës është i pa banuar. Ne vendin e ngjarjes kane mbërritur forcat e zjarrfikeses te cilet kane bere te mundur neutralizimin e flakeve te zjarrit nderkohe qe dyshohet se shkak i zjarrit ka qene nje shkendije elektrike.