Kjo është gjithçka ka mbetur nga zjarri I dy ditëve më parë në shtëpinë e vëllezërve Marku në fshatin Mali Kolaj.
Zjarri I ndodhur si shkak I një shkëndije elektrike bëri që shtëpia e 60 vjeçarit Ejll Marku, njërit prej vëllezërve, të digjet plotësisht duke e lënë tashmë në qiell të hapur. Vëllai I tij, Mirash Marku të cilit I është djegur vetëm një nga dhomat e shtëpisë tregon se kjo fatkeqësi I përballi me një sfidë shumë të madhe ekonomike dhe psikologjike.
Ndihma e vetme që kanë marrë ka qenë e banorëve të zonës të cilët kanë ndihmuar efektivët e zjarrëfikëses për të fikur zjarrin thotë Mirashi, si për të treguar se institucionet përkatëse nuk janë vënë në lëvizje për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Ai ka një apel drejtuar sturukturave përkatëse në Shkodër por edhe çdo qytetari që mundet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve në të cilat jeton vëllai I tij, Ejll Marku.
Aktualisht, Ejlli jeton në shtëpinë e të vëllait, por edhe tek disa kushërinj të cilët I kanë hapur derën pas fatkeqësisë së ndodhur dy ditë më parë. Një situatë e tillë nuk mund të zgjasë gjithmonë ndaj nevoja për strehimin dhe krijimin e kushteve optimal për jetesë është një nevojë emergjente për këtë të moshuar.