Një zjarr që doli jashtë kontrollit në malin e Taraboshit në afërsi të fshatit Zues në Shkodër rrezikoi disa banesa ndërsa si shkak i flakëve u dogjën rreth 10 hektar tokë dhe rrënjë të ullinjve shekullor.

Banorët që jetojnë në afërsi të vendit ku ra zjarri shprehen se forcat e ushtrisë duhej të kishin ndërhyrë më herët.

Drejtori i repartit të zjarrëfikësve në Shkodër Agron Dibra thotë se është dashur ndërhyrja e forcave të ushtrisë dhe përmes mjeteve rrethanore për të shuar flakët e zjarrit për shkak edhe të terrenit malor dhe pamundësisë të zjarrëfikësve për të shkuar deri atje.

Flakët e zjarrit u përhapën fillimisht me shpejtësi derisa zjarrëfikëset ndërhyn bashkë me ushtrinë për ta vënë nën kontroll dhe për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve.

Artikulli paraprakSHKODËR, “SI E VRAVA NIPIN PËR NJË QEN”
Artikulli tjetërSHKODËR, MJEKË FALAS PËR FAMILJET E NGUJUARA