Një i moshuar humbi jetën në fshatin Rrilë të Lezhës kur dhoma ku ai po flinte mori flakë.

Dyshohet se shkak për vdekjen e 85-vjeçarit Gjet Ndue Deda ishte një cigare e lënë ndezur që i ka vënë flakën si fillim dyshekut. Tragjedia ka ndodhur për pak minuta dhe as fqinjët që nxituan të fiknin flakët nuk kanë mundur ta shpëtojnë të moshuarin. Deda jetonte më të birin. Dy djemtë e tjerë jetojnë në Gjermani, ndërsa bashkëshortja e tij kishte vrarë veten pak kohë më parë. Policia po heton për të zbardhur ngjarjen. Policia ka konfirmuar për një person të vdekur nga zjarri i rënë paraditen e sotme në një banesë në Lezhë. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës thanë se në orën 11:15 kanë marrë njoftim se në një banesë në Rrilë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfikësja për menaxhimin e situatës. Banesa e cila është përfshirë nga flakët është private 1- katëshe dhe brenda saj ishte 85-vjeçari me inicialet Gj. D., i cili ka humbur jetën si pasojë e djegies së dhomës ku ai qëndronte.

Artikulli paraprakMARINAJ PREMTON MBËSHTETJE PËR FERMERËT
Artikulli tjetërVRAU NË 1995, EKSTRADOHET NGA SKOCIA VLONJATI