Një 64 vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa dyshohet si autor I zjarrvënies së qëllimshme mbrëmjen e së hënës në fshatin hot I Ri të Njësisë Administrative Rrethina ku është djegur nga zjarri një sipërfaqe me rreth 5 dynym bar dhe shkurre.
Policia bën me dije se është bërë ndalimi i shtetasit Pjetër Pervata 64 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri Njësia Administrative Rrethina Shkodër. Ndëkohë prokuroria e rrethi Gjyqësor Shkodër ka nisur hetimet për rastin në fjalë, ndërsa 54 vjeçari do të gjykohet për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”.
Prej ditësh, Policia e SHkodrës ka nisur hetimet intensive për identifikimin edhe të rateve të tjera ku dyshohet se pujet apo kullotat mund të jenë djegur si pasojë e zjarrvënies së qëlimshme.