Spitali Rajonal Shkodër ka bërë me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje, e ndërsa thekson se si pasojë e zjarrit në dhomën e pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë nuk ka të lënduar.
“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera. Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet nw reagim.