Zlatan Ibrahimovic mbetet ëndrra e madhe e të gjithë tifozëve të Milanit. Suedezi kërkon të rikthehet në San Siro dhe shumë shpejt mund të kemi zhvillime të rëndësishme në këtë drejtim. PSG do të luaj në Montreal të Kanadas sfidën finale të Superkupës së Francës kundër Lionit, dhe menjëherë pas ndeshjes pritet që 33 vjeçari të zhvilloj një takim me drejtuesit parizien për ti kërkuar zyrtarisht largimin.

Klubi francez duket se nuk kërkon ti rinovojë kontartën sulmuesit, një marrëveshje e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe për këtë arsye nuk pritet që rezistenca e tyre ndaj kërkesës së suedezit të jetë e ashpër. Por në krahun tjetër sa do ti kushtojë klubit të Milanit rikthimi  Ibras në Milanello?! 33 vjeçari me shumë gjasa do të firmosë një kontartë tre vjeçare nga e cila do të përfitojë 7 milion euro në sezon dhe duke përfshirë taskat dhe vlerën e  e kartonit që do të jetë 6 milion euro pa harruar edhe përfitmet e menaxherit Mino Raiola, pritet që presdientit Berlusconi ti kushtojë jo pak por 42 milion euro riveshja e Ibrahimovic me ngjyrat kuqezi. Në krahun tjetër Juventusi vazhdon të ketë dy objektiva të qartë Julian Draxler dhe Mario Goetze. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit bardhezi kanë vendosur të hidhen fillimisht në sulm për 22 vjeçarin e Schalke 04 e më pas do të përgatisin ofertën për lojtarin e  Bajernit të Mynihut. Ndërsa Manchester United pasi siguroi  Schëeinsteiger është vendosur në ndjekje të Pedro Rodriguezit. Siaps të përditshmes spanjolle ‘Marca’ klubi anglez do të depozitojë shumë shpejt në zyrat e Barcës një ofertë prej 29 milion eurosh, ç’ka do të ishin mëse të mjaftueshme për të mbyllur marrëveshjen.

Artikulli paraprakMERKATO TEK TËRBUNI, ARRIHET AKORDI PËR PORTËN
Artikulli tjetërVAZHDOJNË OPERACIONET ANTIKANABIS NË SHKODËR