SKUADRA DO TË KETË MUNGESA, TRAJNERI DO MBËSHTETJEN E TIFOZËVE. Trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani është shprehur optimist për takimin e ditës së shtunë ndaj Teutës së durrësit. Tekniku i kuqelbuve pas dy javëve që ka patur në dispozicion për të përgatirur skuadren e shikon të gatshme për të arritur një fitore ndaj një ekipi që gjithmonë ka qenë i vështirë për tu mundur. Ndër të tjera ai ka folur dhe për dëmtimet që do të ketë për këtë sfidë.
Po ashtu në fund të intervistes së tij, Zmijani ka kërkuar mbështetjen e tifozëve në këtë përballje. Takimi mes Vllaznia e Teutës do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 13:00 në “Loro Boriçi”. Kjo ndeshje pritet të tregojë një tjetër fytyrë të skuadrës shkodrane e cila është shprehur e bindur se do të respektojë deri në fund kampionatin.