Hysen Zmijani është një nga ata që para 30 vitesh ishte në fushën e lojës kur Shqipëria luante ndaj Spanjës.

Zmijani kujton se si ishte të luaje kundra emrave si Butragenjo në atë kohë kur Shqipëria ishte ende një vend i mbyllur. Pavarësisht se të gjithë lojtarët luanin me ekipe shqiptare Spanja në “Qemal Stafa” rrezikoi duke fituar ngushtë 2-1. Për ndeshjen e tanishme mes Shqipërisë e Spanjës, Zmijani thotë se është e vështirë për barazimin por futbolli ka gjithmonë surpriza. Bashkë me Hysen Zmijanin në fushën e lojës para 30 vitesh ishte edhe shkodrani tjetër Fatbardh Jera. Edhe sot dy shkodranët Balaj dhe Hysa bashkë me pjesën tjetër do provojnë të ndalin furinë spanjolle.

Artikulli paraprakARRESTOHET NE RINAS ,PO TRAFIKONTE TRE SHTETAS TURQ
Artikulli tjetërVDES NE BURG I PARABURGOSURI I AKUZUAR PER ABUZIM SEKSUAL ME MBESEN