Zyra Rajonale e Punësimit në Shkodër përgjatë vitit 2018 ka patur si synim nxitjen e punësimit e cila është tanimë edhe në fokusin e qeverisë.

Sipas drejtueses së këtij institucioni Rozafa Zmijani rritja e punësimit ka qenë në nivele të kënaqshme përfshi edhe shtresat vunerabel. Nga programi i nxitjes së punësimit kanë përfituar 245 persona të cilët kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike

Vitin e kaluar sipas drejtores Zmijani ka patur rënie të numrit të punëkërkuesve . Ndërkohë po sipas Zmijani ende ka shumë persona të cilët preferojnë të qëndrojnë me ndihmë ekonomike dhe nuk paraqiten pranë sporteleve tona për të kërkuar punësim

Kjo nuk mjafton natyrisht por sipas drejtoreshës Zmijani në këtë mënyrë jemi në rrugën e duhur nëse vijon të rritet numri i atyre që punësohen çdo ditë

Artikulli paraprakPËRPLASJE MES STUDENTËVE TË DREJTËSISË
Artikulli tjetërLEZHË, 20-VJEÇARI QË VUAN NGA EPILEPSIA