Zanate si marangoz, saldator apo shitës, call center, recepsionistë dhe sekretari janë vende pune të cilat kanë mangësi të mëdha punonjësish dhe janë tejet të kërkuara nga bizneset. Një gjë të tillë e bën të ditur drejtorja rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit Rozafa Zmijani e cila thotë se ka dy probleme, tregu në Shkodër është ende i dobët dhe se të rinjtë kërkojnë punë me paga të larta gjë që bizneset e kanë të pamundur. Nga ana tjetër tregu i punës është i mbushur me ekonomistë apo punonjës zyrash të cilat janë vendet e punës më të kërkuarat nga të rinjtë shprehet Zmijani.

Aktualisht në Shkodër janë 3 mijë të papunë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit po zbaton projektin “Të nxënit në punë” për të ndihmuar të rinjtë që të punësohen dhe bizneset që të gjejnë punëtorë.

Një ditë më parë në Shkodër u mbajt panairi i karrierës dhe punës me qëllim përafrimin e të rinjve me bizneset duke qenë se vijon që të ketë një krizë të madhe për gjetjen e punonjësve në sektorë të ndryshëm.

Artikulli paraprakBONUSI 100-150 EURO I FUNDVITIT PËR PENSIONISTËT/ NDARJA E PARAVE NIS NGA JAVA E DYTË E DHJETORIT
Artikulli tjetërEKSPOZITA “SALLONI I VJESHTËS”, JA ÇMIMET