Varfëria në Shkodër vazhdon që të jetë e madhe por numri i atyre që kërkojnë punë në drejtorinë rajonale të shërbimit të punësimit është rreth 5600 persona.
Të rinjtë kërkojnë kryesisht të punësohen në institucione publike gjë të cilën drejtorja Zmijani nuk e quan normale. Viti 2017 që sapo ka nisur pritet që të ketë një numër më të madh të punësuarish. Kryesisht të regjistruar si të papunë janë moshat e mesme duke qenë se nuk janë të preferuar në tregun e punës në Shkodër.