Banorët në Zogaj por edhe bizneset në aksin Shirokë-Zogaj gjatë ditës së sotme është dashur që të dalin vetë për të pastruar rrugën pasi ai aks rrugor është i vështirë për të kaluar për shkak të prezencës së borës dhe ngricave që nga mbrëmja e djeshme. Ky është një banor në Zogaj i cili duhet të ecë në këmbë pasi është e pamundur që të ecë me motorrin e tij nga frika se mund të rrëshqasë.
Ndërkohë punonjës të bizneseve dhe banorë të zonës kana dalë në rrugë me lopata duke u mundur që të heqin borën dhe ngricat nga rruga për të mundësuar kalimin e mjeteve motorike.
Në rast të emerngjencës shëndetësore në Zogaj mund të krijohen probleme për banorët atje duke qenë se rruga kalohet me vështirësi. Ajo që kërkojnë banorët është që sa më parë të jetë e mundur të bëhet pastrimi i rrugës në mënyrë që të mos rrezikojnë qoftë për aksidente por edhe në rast të një emergjence shëndetësore. Deri në orët e pasdites nuk ka patur asnjë ndërhyrje për të pastruar borën dhe ngricat nga aksi Shirokë-Zogaj.