Zogaj, është një tjetër pikë turistike mjaft e preferuar jo vetëm nga qytetarët shkodran por edhe nga turistët e huaj. Kjo perlë e turizmit në brigjet e liqenit të Shkodrës, po vizitohet në çdo stinë të vitit. Turistë nga vende të ndryshme të botës, si Austria apo Anglia shprehen se ditët e tyre të pushimit kanë zgjedhur ti kalojnë në Shqipëri duke eksploruar Shirokën, Zogaj e më rradhë.
Fshati Zogaj që gjendet vetëm 12 km larg qendrës së Shkodrës, është kthyer në një destinacion të preferuar nga pushues të huaj, për shkak të bukurive natyrore të shumta dhe pamjes piktoreske që të ofron kjo zonë.