Aksi rrugor Shirokë -Zogaj eshte kthyer prej vitesh ne nje problem serioz per qarkullimin e automjeteve dhe pengese per zhvillimin e turizmit.

Ngushtësia e saj është e dukshme saqë është e vështirë të mundësohet shkëmbimi i dy makinave. Ndërsa kazanët e mbeturinave që janë vendosur në anë të saj kanë janë një tjetër problem që i shtohet rrrugës.

Ndaj duhet të ishte parashikuar krijimi i disa xhepave për vendosjen e kazanëve me qëllim që kalimit të bëhej sa më i lehtësueshëm. Në kohë fushatash deputetë të dy qeverive i kanë premtuar banorëvë të lagjes Zogaj se rruga do të zgjerohet por pasi kanë marrë votat ata nuk duken më as për ti vizituar.

Ndërsa për drejtuesit e mjeteve ky është një problem tejet shqetësues pasi rrezikohet jeta e njerëzve dhe masat që duhet ndërmarr janë urgjente sa nuk është vonë.

Rruga e ngushtë njëkalimshe krijon një problem akoma më të madh sidomos për lëvizjen e autobusëve me turistë të cilët mbërrijnë deri në Shirokë dhe nuk lëvizin më tej për të shkuar në Zogaj vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe frikës që kanë pasi nuk e njohin terrenin.

Ngushtesia e kesaj rruge shpesh here eshte bere burim aksidentesh dhe gjithashtu ka bere qe banoret e lagjes Zogaj ta ndiejne veten te shkeputur nga qyteti i shkodres per te mos thene te harruar.

 

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, ANTON KOKAJ KONFIRMOHET NË KRYE TË PD
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 25.11.2018