Rruga për në zonën turistike për në Zogaj është një ndër akset ku qytetarët rrezikohen më shumë në orare të ndryshme të ditës. Rruga e ngushtë , dhe mungesa e barrierve mbrojtëse vijojnë të mbetet prej kohësh një shqetësim për të gjithë kalimtarët.

Kjo situatë bëhet shkak për aksidente, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve që kalojnë në këtë aks. Ndërkohë një problem tjetër mbetet edhe mungesa e sinjalistikës rrugore. Ndaj këto shqetësime qytetarët I kanë ngritur herë pas herë me qëllim që institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë ndërsa lëvizin në këtë segment rrugor.

Ndërsa kemi hyrë në sezonin e verës në këtë aks ka një lëvizje të madhe si nga qytetarët shkodran por edhe nga turistët e huaj dhe vendas.Ndaj për aq kohë që kjo rrugë do të vijojë të jetë në këtë gjëndje, rreziku për aksidente është tepër I madh.

Artikulli paraprakPO KËMBËSORET PSE NUK GJOBITEN ?
Artikulli tjetërTIRANA DORËZON PROVA TË TJERA PËR NDESHJEN “E DYSHIMTË”, SHTYHET MBLEDHJA E KOMISIONIT TË ETIKËS