Kremtimi i Zojës së Këshillit të Mirë në Gennazano të Romës në Itali bëri bashkë shumë shqiptarë të besimit katolik mes të cilëve një pjesë e konsiderueshme shkodran që jetojnë në Itali prej vitesh. Dom Raffele Gagliardi, ish famullitari i Gurit të Zi i cili tashmë shërben në dioqezën e Romës tregon mbi vendin e shenjtë ku Zoja e Bekuar mbërriti në Itali pas atij shtegtimi nga kalaja Rozafa drejt Gennazanos për t’i shpëtuar pushtimit otoman që pësoi Shkodra 550 vite më pare.

Deputetja Greta Bardeli e cila mori pjesë për herë të parë në kremtimet e Zojës së Këshillit të Mirë në Itali tregon se kjo festë mblodhi shumë emigrant shkodran.

Majlinda Frangaj, ambasadore e Shqipërisë në selinë e shenjtë në Vatikan kujtoi persekutimin e bazilikës së Shkodrës ndër shekuj.

Studiuesi Mark Palnikaj prej 30 ditësh ndodhet në arkivat sekrete të Vatikanit dhe ka zbuluar një dosje të papublikuar deri më tani që flet për kryengritjet e shqiptarëve të organizuara në veri pas vdekjes së Skenderbeut kundër otomanëve.

Shqiptarët në Itali e cilësojnë një gëzim të madh festën e Zojës së Bekuar.

Nga Genazzano e Romës në Itali ku u kremtua festa e Zojës së Këshillit të Mirë, Star Plus Tv transmetoi live kremtimet e kësaj feste të rëndësishme për besimtarët katolik.

Artikulli paraprakBASHKIA BUXHET PËR KRIZAT DHE EMERGJENCAT
Artikulli tjetërNË SHKODËR RIKTHEHET SPARTAKIADA E SHKOLLAVE