Besimtarët katolikë në prag të festës së Zojës së Shkodrës kremtuan procesionin me fugurën e Pajtores nepër rrugët e qytetit të Shkodrës duke u lutur e kënduar këngë kishtare…

Famullitari i famullisë Zoja e Shkodrës, dom Vlash Palaj tha se procesioni me Zojën e Shkodrës në rrugët e qytetit kremtohet në shenjë bekimi përpara kësaj feste të madhe…

Procesioni me Zojën e Shkodrës nisi nga katedralja “Shën Shtjefni” për të vijuar në Gjuhadol, në drejtim të Kishës së Shën Kollit dhe në akse të tjera kryesore të qytetit të përshkuara me lutje e këngë fetare.

Artikulli paraprakNDËRTOI NË TOKËN PA LETRA, POLICIA E SHPALL NË KËRKIM
Artikulli tjetërLEZHË, MURI ANTIK I KALASË RREZIKON SHEMBJEN