Besimtarët katolikë në prag të festës së Zojës së Shkodrës kremtuan procesionin me figurën e Pajtores nepër rrugët e qytetit të Shkodrës duke u lutur e kënduar këngë kishtare…
Famullitari i famullisë Zoja e Shkodrës, dom Vlash Palaj tha se procesioni me Zojën e Shkodrës në rrugët e qytetit kremtohet në shenjë bekimi përpara kësaj feste të madhe…
Procesioni me Zojën e Shkodrës nisi nga katedralja “Shën Shtjefni” për të vijuar në Gjuhadol, në drejtim të Kishës së Shën Kollit dhe në akse të tjera kryesore të qytetit të përshkuara me lutje e këngë fetare.