Tiranë, zona e ambasadës amerikane prej tre orësh pa energji elektrike
Prej tre orësh, lagjet e zonës pranë Rrugës së Elbasanit, më konkretisht zona përreth ambasadës amerikane, në Tiranë, nuk ka energji elektrike. Qytetarët janë shprehur të revoltuar për mungesën e energjisë, por pavarësisht protestës së tyre, ende nuk ka asnjë reagim nga OSHEE. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një defekt të mundshëm, apo një stakim i rrymës nga OSHEE për arsye të tjera.