Banoret e lagjes “Fermentim” prane “Zones Industriale” po vuajne me shume se kurre mungesen e vemendjes.

Duke pare sezonin dimeror i cili karakterizohet me shira dhe mot te ftohte ata kerkojne te zgjidhen disa nga ceshjet jetike ne perditshmerine e tyre.Si mos mjaftonte mungesa e infrastruktures prej mese 20 vitesh keto familje nuk kane uje ne shtepite e tyre. Njeri nga banoret rrefen se detyrohen te bejne rreth nje kilometer per te mbushur uje te pijshem. Prej 20 vitesh ne informalitet te plote, nen hije dhe te haruar banoret shprehen se hera e fundit qe kane pare dike nga pushteti vendor ishte koha e fushates elektorale. Sic shihet edhe nga pamjet, rruga nuk ka nevoje per asnje koment ndersa uji i pijshem mungon ne rreth 200 familje.Ne zonen industriale mungon cdo gje,qe nga kanalizimet e ujrave te zeza, asfalti dhe ndricimi.Keshtu ndodh me lagjet periferike te shkodres te cilat ne shumicen e rasteve vuajne kushtet minimale qe nje komunitet i perbashket duhet te kete.

Artikulli paraprakBOKS, KOMBËTARJA GRUMBULLOHET NË SHKODËR
Artikulli tjetërKARNAVALET SFIDOJNË SHIUN, FESTË NË SHKODËR