Gjatë vitit 2022 territorit të qarkut Shkodër iu shtua sipërfaqja e tokës së zonave të mbrojtura. Rritja e kësaj sipërfaqeje ka shtuar punën e këtij institucioni. Agim Dardha drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër shprehet se gjatë vitit që lamë pas ADZM Shkodër ka evidentuar 31 raste të jashtëligjshme në ndotjen e mjedisit, gjueti dhe zjarrëvenje.

Drejtori Dardha thekson se rritja e numrit të turistëve me 20% krahasuar me vitet e kaluara ka shtuar rastet e ndotjes së mjedisit në këto zona.

Në mënyrë që brezat e rinj të ruajnë dhe të kujdesen për bukuritë e natyrës prej kohësh Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër në bashkëpunim me drejtoritë arsimore kanë zhvilluar orë leksioni në shkollat e qarkut Shkodër.

 

Artikulli paraprakANTONIO LEKA BËNTE PROVA ME ARMË PARA SE TË ARRESTOHEJ
Artikulli tjetërAMORTIZOHET RRUGA “KOMANI”, BANORËT KËRKOJNË INVESTIME