Vetem ne fillim te muajit maj ne nje raport te Agjensise Kombetare te Zonave te Mbrojtura ne Shqiperi u evidentuan rreth 2500 ndertime te jashteligjshme brenda territorit te zonave te mbrojtura natyore, gje qe rrezikon demtimin e tyre.
Shefi i kesaj Administrates se Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, tregon qe ne kete rajon jane frenuar ndertimet pa leje ndonese ka kerkesa per kete proces. Gjatë dhjetë viteve të fundit, Shqipëria ka trefishuar sipërfaqen e zonave të mbrojtura duke e çuar në 16 përqind të sipërfaqes së territorit. Ndërkohë, proceset e integrimit të vendit në Bashkimin Europian kërkojnë që kjo sipërfaqe të zgjerohet deri në 20 përqind të territorit.