Ligji i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë mjedisin deklaroi nga Shkodra deputetja e PD Ina Zhupa në takimet që opozita po zhvillon në gjithë vendin për këtë çështje. Deputetja Zhupa tha se përmes këtij ligji kryeministri Rama kërkon të favorizojë oligarkët për pastrimin e parave të pista dhe betozimin e Zonave të Mbrojtura. Zhupa kërkon që Presidenti Bajram Begaj të mos e dekretojë këtë ligj ose në të kundërt do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar.

Ligji për Zonat e Mbrojtura i bie ndesh direktivave të Këshillit të Europës tha deputetja e PD Emilia Koliqi ndërsa qeveria nuk ka marrë parasysh kundërshtimet e delegacionit të BE.
Anëtari i kryesisë së PD Bardh Spahia tha se ligji për Zonat e Mbrojtura është korruptiv dhe prek direkt ndër të tjera edhe Shkodrën duke qenë se ka një territor të gjërë nga Thethi deri në Velipojë që mbrohen nga ligji.

Në këtë takim të opozitës në Shkodër kundër ligjit të ri për Zonat e Mbrojtura morën pjesë organizata të shoqërisë civile, ambjentalistë dhe ekspertë të fushës që mbështesin opozitën në këtë çështje.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË KOPLIK, AUTOMJETI PËRPLAS KËMBËSORIN
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ ATENTAT ME ARME NE SHKODER, JA KUSH ISHTE SHENJESTRA