Zjarret e rëna në zonat e mbrojtura të Shkodrës ditët e fundit kanë dëmtuar sipërfaqe në kënetën e Domnit, në Oblikë dhe parkun kombëtar të Thethit. Kjo bëhet e ditur nga drejtori i administratës së zonave të mbrojtura në Shkodër Agim Dardha. Në parkun kombëtar të Thethit ndërhyrja nga ajri ka qenë e pamundur shprehet drejtori Dardha për shkak të terrenit të vështirë malor.

Drejtori i zonave të mbrojtura për Shkodrën pranon se ka mungesë paisjesh dhe këtë e vërtetojnë edhe këtë foto ku efektivët tentojnë të shuajnë zjarrin në Theth pas asnjë lloj kushti teknik duke rrezikuar ndjeshëm. Flakët e zjarrit kanë përshkuar 2 hektar në parkun kombëtar të Thethit dhe zjarri në majet e larta vijon të jetë aktiv. Edhe zona të tjera të mbrojtura janë të rrezikuara si shkak i temperaturave të larta apo zjarrvënieve të qëllimshme.

Artikulli paraprakVIKTOR POPAJ NË FUND TË MANDATIT SI KRYETAR I KOMUNES
Artikulli tjetërTESTI I INFERMIERËVE, HOXHA: NUK DIMË ASGJË PËR TESTIN