Prefektura e Qarkut Shkodër ka gati propozimin për ndryshimin e ligjit “për vetëqeverisjen vendore” që i hap rrugë pasije me çertefikatë pronësia të gjithë atyre pronarëve të tokave ku nuk ka prekur ligji 7501 dhe ku nuk ka konflikte pronësie.
Kryesisht përfitojnë të hipotekojnë tokat e tyre nga ndryshimi që pritet të bëhet banorët e zonave malore që deri tani nuk kanë patur një zgjidhje edhe pse tokën e kanë të ndarë me kufijtë e vjetër dhe jo ligjin 7501. Bashkia Shkodër nuk ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në kryeministri për çështjen e tokave por kjo nuk pengon asgjë thotë prefekti Radovani. Ndryshimi i ligjit që i jep kompetencë këshillave bashkiak për të hipotekuar më pas tokat pritet që të futet shumë shpejt dhe të miratohet nga Parlamenti duke i dhënë zgjidhje këtij ngërçi.