Zonat e thella malore vijojnë të jenë ende të bllokuara nga dëbora dhe moti i ftohtë, ndërsa rrugët kombëtare në Kukës dhe Has janë të kalueshme pa zinxhirë.
Në bashkinë e Kukësit është e bllokuar Njësia Administrative Arrën me të gjitha fshatrat. Është e bllokuar fshati Turaj e Njësia Adminstrative Topojan. Është e bllokuar fshati Shtrezë e Njësia Adminstrative Shishtavec.Është e bllokuar fshati Nimçe e Njësia Adminstrative Zapod.Po punohet për hapjen e rrugës për lidhjen e fshatrave me qendrën.
Në bashkinë e Tropojës janë të lidhura të gjitha Njësitë Administrative me Qendrën. Të bllokuara fshatrat Curraj i Epërm, Salcë, Palcë e Gjonpepaj të NjA Lekbibaj. Të bllokuara fshatrat Treshnjevë, Papaj, Gegaj të NjA Tropojë e Vjetër. Të bllokuara fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të NjA.Bujan.Po punohet për hapjen e rrugëve për lidhjen e fshatrave me qendrën.Aktualisht është furnizuar i gjithë Qarku me energji elektrike me përjashtim të fshatrave Visoç e Berishë të NjA Bytyq, pjesë të Bashkisë Tropojë.
Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore – Theth, po punohet për hapjen e tij.Akset rrugore Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë- Benë, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Laç Vau Dejës – Qafë Çelë – Pukë, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz, Bardhet – Iballë, Shkodër – Breg Lumi – Theth, janë të qarkullueshme me zinxhirë.