Ngarkesat në rrjetin e OSHEE janë çdo vit deri në 25% më të mëdha, kryesisht në zonat turistike. Pavarësisht kësaj ngarkese në rritje, kryeinxhinierja e OSHEE në Shkodër Frida Dalipi thotë se dy zonat kryesore Velipoja dhe Shëngjini janë duke u menaxhuar sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe deri tani nuk ka problem.
Dalipi thotë se zonat turistike malore janë më të vështira për shkak të amortizimit të linjave që furnizojnë me energji elektrike por edhe atje janë marrë masat për të siguruar energjinë.
Ndërkohë OSHEE ka ndëshkuar dy subjekte në Shëngjin për abuzim me energjinë elektrike.
OSHEE përveç zonave turistike një vëmendje me grupet e punës ka përqëndruar edhe në qytetin e Shkodrës ku ngarkesat në rrjet janë po ashtu më të mëdha për shkak të fluksit të turistëve të huaj dhe emigrantëve shqiptar.