Monodrama tragjikomike “Zonjushë Margarita” është ngjitur pasditen e së shtunës në skenën e Teatrit “Migjeni”, duke marrë duartrokitjet e publikut shkodranë. Për herë të parë, aktorja Rajmonda Marku ishte e vetme në një monolog të gjatë, e cili solli një mësuese jo të zakonshme në skenë.

Mësuese Margarita nuk ka dëshirë t’u përmbahet leksioneve të mësiemeve, por të bëjë atë që ajo ka dëshirë. Marku shprehet e emocionuar për pritjen e mirë të spektatorit shkodranë, përderisa shprehet se kjo shfaqje është një fshikullim për të gjitha llojet e pushteteve, ndërkohë arsimi është thelbi i shfaqjes. Regjisore e kësaj monodrame ishte Merita Smaja, e cila përzgjodhi atë për shkak të mesazhit që ajo transmeton. Brenda saj jetohet drama e njeriut në diktaturë, akti i rebelimit ndaj diktaturave, çfarëdo qofshin ato.

“Zonjusha Margaritë” është një monolog tragjikomik i dramaturgut dhe poetit brazilian Roberto Athayde, i cili kur e shkroi ishte vetem 21 vjeç, si një metaforë ndaj diktaturës ushtarake në Brazil dhe si një akt rebelimi ndaj saj. Është vënë në skenë në teatrot më të mira në botë.

Artikulli paraprakERMAL META TRIUMFON NË “SANREMO 2018”
Artikulli tjetërKARNAVALET NË RRUGËT E SHKODRËS!