Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë, ku të pranishëm ishin dhe personazhe të njohur të njohur të botës së artit, kulturës dhe të politikës, lëshoi lutje për shqiptarët.

Ai u shpreh se; “Uroj të gjejmë forcë për vetëpërmbajtje dhe arsyeje për mirëkuptim”.

“Çështjet janë të ndara sipas besimeve. Mos gjyko se do të gjykohesh nga gjykimi yt. Mos ua përmend të tjerëve nderet dhe me radhë të tjerët. Mos e harro që armiku yt mund të bëhet miku yt më i mirë. Janë drita orientuese në atë artë. Çfarë ka përtej vdekjes, çfarë ka midis zgjedhjes së lirë dhe të gabuarës. Të gjitha këto janë pyetje themelore, të cilat fetë e ndryshme. Feja i ka fillesat te ky misteri i ‘Perses’. Te kjo marrëdhënie me shumë stade, njeriu e zbuluan veten si qenia më e mirë. Fetë të të barabartëve e kanë cilësuar islamin. Gëte, apo të tjerë, e kanë bërë këtë deri në çudi, si në vargjet më të famshëm, të divanit, mes perëndimit dhe lindjes. ‘Kafshët dhe Bagëtia na i dha në këtë jetë, shokë dhe ndihmës perëndia’, -citon Naimin. jam tronditur nga vlerat njerëzore dhe morale që populli amerikan bashkëndan me islamin. Në islam, të lexosh sa për të lexuar dhe të mësosh sa për të kuptuar, nuk mjafton. Ju uroj agjërim te lehtë dhe lutje të pranuar. ndërsa ne të tjerët, uroj që të gjejmë më shumë forcë për vetëpërmbajte, dhe arsye për mirëkuptim brenda kufijve të ekzistencës sonë shumë të përkohshëm. Zoti qoftë me ne, me familjet tuaja, me Shqipërinë dhe shqiptarët.”, tha Rama.

Artikulli paraprak“INJORANTËT DO MË PËRQESHIN”, RAMA SHTRON IFTAR PËR BESIMTARËT MYSLIMANË: ISLAMI, DHURATË PËR TËRË NJERËZIMIN
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NË MESIN E VENDEVE PËRFITUESE NGA NDIHMAT USHTARAKE AMERIKANE