Ky eshte ambjenti ne te cilin ofrohet sherbimi shendetesore per rreth 800 banoret e fshatit Zues te Njesise Administrative Rrethina .
pamjet tregojne qarte se kushtet e kesaj qendre shendetesore nuk jane aspak normale. Lageshtira qe ka zaptuar te gjithe siperfaqen e nderteses, mungesa e tualetit dhe ujit te pishem po i kthen ambjentet e kesaj ndertese ne nje qender epidemie. Vete infermjerja e kesaj qendre shendetesore Ermira Hardolli tregon per star plus situaten me cilen perballen prej 14 vitesh. Por a eshte ky sherbimi falas i mjekut te familjes per ministrin e shendetisise Ilir Beqaj? Perballe ketyre pamjeve ky sherbim eshte nje realitet krejt tjeter . Me keto ambjente mund te semuresh falas, por jo te sherohesh Ndersa nga ana tjeter, si per ironi te fatit kur brenda kesaj qendra shendetesore cezmet jane jashte funksioni pasi nuk ka asnje pike uje, nje nga elementet kryesore per ofrimin e nje sherbimi sa me higjenik , jashte ndertese ndodhet tabela ujesjelles kanalizimeve zues, qe jo vetem nuk ka lidhje me ambjentin ne te cilin eshte vendosur, por te pakten nuk justifikonte faktin e mungeses se ujit brenda kesaj qender shendetesore.