Aktivitetet në ditën e Çlirimit të Shqipërisë në Shkodër kanë vijuar edhe tek varrezat e dëshmorëve të atdheut. E pranishme për të vendosur kurora me lule ishte edhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi e cila dha edhe një mesazh urimi.

E pyetur për deklaratën e kryebashkiakes Voltana Ademi se 29 nëntori 1944 është ditë e zezë për Shqipërinë siç kryebashkiakja e tha, numri dy i qeverisë nuk preferoi të futet në një debat.

Kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve në nder të atyre që u flijuan për Çlirimin e Shqipërisë në vitin 1944 nga pushtuesit e huaj vendosën edhe veteranët e LANÇ si dhe përfaqësues të tjerë politik të PS dhe drejtues vendor si prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja.

 

Artikulli paraprakLANÇ, INCIDENT MES KOMUNISTËVE DHE PREFEKTIT MILLJA
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË PËR FILLESAT E LIBRIT SHQIP