Zv/Kryeministrja kallëzon penalisht drejtoreshën e Postës në Berat, shpërndau formularë për LSI-në

Zv/Kryeministrja Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task-Forcës, ka kallëzuar sot penalisht Drejtoreshën e filialit të Postës së Beratit, Haris Ngjeqarie cila në mënyrë të kundra ligjshme funksionin e saj në këtë shoqëri me pronësi shtetërore, me qëllim favorizimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ngjeqari konkretisht ka shpërndarë për administratën në varësi, një formular për të paraqitur në të dhënat personale, me anë të të cilit u kërkohet informacion që mund t’i shërbejë një subjekti politik konkurrues në zgjedhje; ka kërcënuar punonjësit në varësi të saj se, nëse nuk e plotësojnë këtë formular do të largohen nga puna dhe madje ka larguar nga puna punonjës për këtë shkak; ka lejuar kandidatë apo përfaqësues të subjektit politik “Lëvizja Socialiste për Integrim” të bëjnë takime me qëllime propagandistike politike në ambiente të ndryshme të institucionit, madje edhe në zyrën e saj duke thirrur punonjësit një nga një; ka lejuar persona të caktuar në varësi të saj, të angazhohen në veprimtari politike të subjektit politik të sipërcituar gjatë orarit zyrtar të punës duke u paguar rregullisht! Zv/Kryeministrja Mandija siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit për çdo angazhim politik në kundërshtim me ligjin e punonjësve të administratës shtetërore.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, ZGURI: NDRYSHIMET LIGJORE, PËR TË GARANTUAR VOTËN
Artikulli tjetërFRIKË PËR SULM TERRORIST, ANULOHET KONCERTI