Gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik ne Delphi zv.ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos përsëriti qëndrimin e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias për “zgjidhje te shpejte të çështjeve me Shqipërinë”.

Katrugalos theksoi se me Shqipërinë jemi shume afër zgjidhjeve përfundimtare dhe se Greqia ka marrëdhënie bilaterale e marrëveshje me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi synon të luajë një rol të rëndësishëm strategjik në rajon.

“Arkitektura e eurozonës shkakton pabarazi dhe deficite për vendet ne periferi dhe se duhet ndërtuar një Europe me demokratike, me barazi sociale”- tha zv.minsitri grek.

Zv.ministri është referuar kryesisht ne çështjen e ushtarakeve greke arrestuar nga turqit dy dite me pare.

Artikulli paraprakSHBA, NJË CIKLON GODET BRIGJET LINDORE, PESË TË VDEKUR SI PASOJË E MOTIT TË KEQ
Artikulli tjetërKONFERENCA IPESHKVNORE EVROPIANE