Zv/ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote, së bashku me drejtorinë e Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër, Mastafë Kraja, dhe drejtorin e bordit të kullimit Ndue Preka inspektuan nga afër situatën e përmbytjeve në Obot, fshatin më të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Pasi u njoh me situatën Kote u shpreh se do të merren masa për evidentimin e dëmeve.
Ndërkohë, përsa u përket bagëtive Kote tha se janë të siguruara ndërsa për familjet më në nevoje janë vënë në dispozicion 600 pako ndihma.
I pyetur përsa u përket dëmshpërblimeve, Kote u shpreh se ky është një problem që kërkon një zgjidhje insitucionale dhe do jetë qeveria ajo që do të shqyrtojë këtë situatë dhe të japë kontributin e saj.
Në këtë zonë përmbytjet janë të zakonshme vit pas viti, megjithatë situata e ditëve të fundit ka vënë në alarm të gjithë banorët.