Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave që të bëhen pjesë e forcave ushtarake, pasi vendi ka nevojë për njerëz të kualifikuar në mënyrë që të plotësohen standardet e NATOS.

Gjatë pjesëmarrjes në ditën e hapur pranë repartit ushtarak të Vaut të Dejës, zv. Ministri tha se duhet përkushtim dhe vendosmëri për t’i shërbyer vendit. Së bashku me zv.

Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Dedë Prengën, prefektin Paulin Radovani dhe kryetarët e bashkive të qarkut Shkodër, zv. Ministri vendosi kurora me lule në nderim të dy dëshmorëve, kapiten Muhamet hasmujajt dhe Toger Arben Hoxhës, të vrarë në qytetin e Shkodrës gjatë trazirave të marsit 1997. Forcat e armatosura të Repartit 1010 në Vaun e Dejës bënë edhe disa demonstrime, raste të arrestimit si dhe ndërhyrje gjatë përfshirjes nga zjarri.

Pjesë e kësaj dite të hapur ishin nxënësit e shkollave të bashkisë Vau Dejës, banorë të zonës si dhe familjarë të dy dëshmorëve.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI BËN TË DITUR NDRYSHIMET NË QEVERI
Artikulli tjetër“SAIMIR TAHIRI, MINISTRI QË BËRI NDRYSHIMIN”